Shtetet e Bashkuara i besojnë raporteve se luftanija ruse, Moskva është goditur nga raketat ukrainase.
Raketat e përdorura besohet të jenë të llojit Neptun, të cilat shkaktuan fundosjen e anijes që gjendej në ujërat e Detit të Zi.
Zyrtari tha se nuk ka një pamje të qartë pse mbrojtja ajrore e anijes nuk u fut, por shpjegoi arsyet e mundshme pse kolapsoi krenaria e marinës së Rusisë, raporton skynews.
Katër arsyet e mundshme pse nuk reagoi me kohë luftanija:
problemet e mirëmbajtjes mund të kenë ndikuar në sistemet;
sistemet e mbrojtjes ajrore mund të mos jenë ndezur; raketat mund të kenë ardhur në një kënd që iu shmang sistemeve të mbrojtjes ajrore;
Një dron mund të ketë shpërqendruar mbrojtjen ajrore, siç kanë raportuar disa herë më parë.
Ndryshe, autoritetet ruse kanë pohuar se luftanija doli jashtë përdorimit shkaku i një zjarri që e kaploi bordin.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi