Zjarrfikësit në New York mbrëmë gjatë natës kanë bërë përpjekje për të vënë nën kontroll një zjarr, i cili shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Harlem.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut, ekipet e para i janë përgjigjur alarmeve të një zjarri që shpërtheu pak para orës 21:00 sipas kohës lokale në një ndërtesë pesëkatëshe.
Sipas raportimeve, banesa që ndodhet në udhëkryqin e bulevareve Lenox dhe Powell, ishte e braktisur.
Mediat raportojnë se 170 zjarrfikës dhe personel të shërbimit të urgjencës mjekësore janë në vendngjarje, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar deri më tani./abcnews.al
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...