Në zonën e lëndinës jugore të parkut të Shtëpisë së Bardhë, në vend të pemës së mbjellë nga Donald Trump dhe Emmanuel Macron, sot shihet një njollë e verdhë bari. Por, ku ka përfunduar pema?
Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë komente, por largimi i saj është fiksuar nga disa imazhe të agjencisë së lajmeve “Reuters”.
Pema u mboll më 23 prill nga presidenti amerikan dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, gjatë vizitës zyrtare të këtij të fundit në SHBA.
Bëhet fjalë për një fidan lisi, dhuratë personale e Macron, e ardhur nga vendi i betejës së pyllit “Belleau”, ku luftuan trupat amerikane në vitin 1928, gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në gjestin simbolik, dy presidentët u shoqëruan edhe nga zonjat e para, Melania dhe Brigitte.
Macron kishte nënvizuar rëndësinë e gjestit me një postim në Twitter.
“100 vite më parë, ushtarët amerikanë kanë luftuar në Francë, në Belleau, për mbrojtjen e lirisë sonë. Kjo pemë, dhurata ime për Donald Trumpin, do të jetë një kujtesë e përhershme në Shtëpinë e Bardhë për lidhjet që na bashkojnë”, shkruante ai.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...