Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar vijën e parë të frontit në Donetsk në lindje të Ukrainës ku edhe ka zhvilluar një takim për të diskutuar mbi mbrojtjen e vendit.
Me anë të një postimi në rrjete sociale ai njoftoi se ka vizituar edhe një togë të parashutistëve dhe ka ekzaminuar ndërtimin e fortifikimeve.
“Duhet bërë përpjekje në këtë drejtim”, shkroi Zelensky.
Ndryshe, njëzet e pesë muaj pas pushtimit në shkallë të plotë të Moskës, Ukraina po qëndron në këmbë dhe po avancon në sulme, shkruan yahoonews.
Kievi ka rritur edhe përpjekjet për të ndërtuar linja efektive të mbrojtjes, ndërsa zyrtarët ukrainas paralajmëruan se trupat ruse po përgatiten për një ofensivë të mundshme në pranverë ose verë.
Së fundmi, ushtria ukrainase ka rrëzuar edhe një aeroplan bombardues strategjik piloti i së cilit ka mbetur i vdekur.
Siç raportohet, bombarduesi Tu-22M3 është rrëzuar në rajonin jugor të Stavropolit të Rusisë, qindra kilometra larg nga territori i kontrolluar nga Ukraina. /Telegrafi/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale