Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë faqes së lajmeve Axios se do të ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti, pasi të mbaronte lufta me Rusinë.
“Qëllimi im është të përfundoj luftën, jo të vazhdoj të kandidoj për poste”, ka cituar Axios Zelenksyn.
Moska zyrtare e ka quajtur vazhdimisht jolegjitim Zelenskyn për shkak se atij i ka përfunduar mandati i presidentit, mirëpo Ukraina nuk mund të zhvillojë zgjedhje sepse ka futur në fuqi ligjin ushtarak prej që ka nisur pushtimi rus.
Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, ka miratuar në shkur të këtij viti një rezolutë që zgjat mandatin e Zelenskyt deri në heqjen e ligjit ushtarak.
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...
Përurohet nënstacioni policor në Orllan të Podujevës
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...