Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për mbështetjen e Hamasit në konfliktin me Izraelin.
“Ne jemi të sigurt se Rusia po mbështet, në një mënyrë ose në një tjetër, operacionet e Hamasit”, tha ai në një intervistë për kanalin televiziv France 2.
“Rusia me të vërtetë po përpiqet të kryejë veprime destabilizuese në të gjithë botën”, shtoi ai.
Lideri ukrainas shtoi se dhuna që përfshiu Izraelin dhe Gazën mund të shkëpus fokusin e botës nga lufta në vendin e tij.
“Ekziston rreziku që vëmendja ndërkombëtare të largohet nga Ukraina dhe kjo do të ketë pasoja. Tragjeditë që prekin Ukrainën dhe Izraelin janë të ndryshme, por të dyja janë të mëdha”, tha ai.
Ndryshe, Izraeli ka nisu një kundërpërgjigje të ashpër ndaj Rripit të Gazës pas sulmit që përjetoi nga militantët e Hamasit. /Telegrafi/
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...