Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të mbajë një referendum të rremë për pavarësinë në rajonet Kherson dhe Zaporizhia që është duke pushtuar në jug të vendit.
Në një video-mesazh, Zelensky u kërkoi banorëve të zonave të pushtuara të mos japin asnjë të dhënë personale, siç janë numrat e pasaportave, që mund të kërkojnë forcat ruse.
“Nuk është vetëm një çështje regjistrimi. Nuk është për t’ju dhënë asnjë lloj ndihme humanitare. Është në të vërtetë një çështje e falsifikimit të një të ashtuquajturi referendum për tokën tuaj, nëse urdhri për organizimin e kësaj komedie vjen nga Moska”, paralajmëroi presidenti ukrainas. /abcnews.al/
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...