Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thanë se në Ballkanin Perëndimor ka një rrezik të qartë nga ndikimi rus dhe se Putin do të bëjë gjithçka që të destabilizojë rajonin për të mbijetuar politikisht.
Zelenski tha Rusia do të bëjë gjithçka që të destabilizojë dhe përçajë rajonin duke filluar tek vendet e vogla dhe për të shmangur këtë duhet që lufta për liri në Ukrainë të mbështetet, pasi është luftë jo vetëm për të por për gjithë botën demokratike.
“Fakti që gjendemi këtu në këtë tryezë dhe të gjithë së bashku kemi shembuj të ndryshëm historik të marrëdhënieve të rëndësishme dhe është shembulli më i mirë që kemi ardhur dhe bërë së bashku. Është një rrugë drejt paqes dhe për t’u mbrojtur. Ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur, nuk është e thjeshtë për të gjithë ata që janë rreth tryezës dhe ne e kuptojmë, por ne nuk i kushtojmë vëmendje provokimeve se ato të përçajnë. Ballkani duhet të jetë së bashku sot dhe mendoj se Rusia do të bëjë gjithçka që të destabilizojë situatën. Të gjithë ata që kanë ndihmua Ukrainë dhe sot nuk duhet të bëjmë pauza se Rusia nuk do të ndalet. Rusia do të destabilizojë më tej që të mbijetojë politikisht. Do të të ushtrojë ndikim në ato vende ku mundet, tek vendet e vogla”, tha Zelensky./rtsh
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus