Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Irlandë, zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin irlandez Michael Martin, ku u fokusuan tek procesi i paqes, garancitë e sigurisë dhe situata aktuale e luftës.
Zelensky deklaroi se nuk ka zgjidhje të thjeshta për të arritur paqen dhe se procesi duhet të jetë “i hapur dhe i drejtë”.
“Asgjë nuk vendoset për Ukrainën pa Ukrainën. Duhet të ndalojmë luftën në një mënyrë të tillë që brenda një viti Rusia të mos kthehet më,” tha Zelensky.
Ai theksoi se Ukraina kërkon garanci të qarta sigurie, për të shmangur një agresion të ri rus në të ardhmen. Zelensky tha se përparimi drejt paqes do të varet nga bisedimet e sotme midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Moskë.
“SHBA do të më raportojë pas takimit dhe hapat e ardhshëm drejt një procesi paqeje do të varen nga kjo,” u shpreh ai.
Presidenti ukrainas theksoi se sanksionet kundër Rusisë duhet të mbeten në fuqi për sa kohë që vijon pushtimi.
“Është koha e duhur që asetet e ngrira të transferohen në Ukrainë për të siguruar mbrojtjen dhe rimëkëmbjen tonë. Kjo i shërben edhe partnerëve tanë,” tha Zelensky, duke shtuar se “tani më shumë se kurrë ekziston një shans për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
Nga ana tjetër, kryeministri irlandez, Michael Martin, deklaroi se “Rusia nuk duhet të lejohet kurrë të ketë sukses” dhe ripohoi mbështetjen e Irlandës për Ukrainën.
Ai njoftoi gjithashtu se gjatë ditës do të nënshkruajë një marrëveshje partneriteti me Zelenskyn, e cila synon rritjen e mbështetjes financiare dhe politike për Ukrainën.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...