Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump.
“Unë kam mbërritur tashmë në Shtetet e Bashkuara. Programi ynë përfshin takime me presidentin Trump, ekipin e tij dhe ata që mund të mbështesin mbrojtjen tonë. Prioriteti ynë numër një është mbrojtja antibalistike dhe bashkëpunimi strategjik me Amerikën. Paqja duhet të afrohet”, shtoi ai.
Zelensky tha gjithashtu se do t’i bëjë homazhe senatorit Lindsey Graham “në emër të të gjithë Ukrainës” dhe do të nderojë “angazhimin e tij për sigurinë dhe lirinë në të gjithë komunitetin transatlantik dhe në të gjithë botën”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të presë Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të martën më 28 korrik për takime të ndara, me luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme që pritet të dominojnë agjendën.
The Hill raportoi se të gjithë 100 senatorët amerikanë janë ftuar të takohen me Zelensky ndërsa Senati shqyrton një projektligj që vendos sanksione më të ashpra ndaj Rusisë. /Telegrafi/
I have already arrived in the United States. Our schedule includes meetings with President Trump, his team, and those who can support our defense. Our number-one priority is anti-ballistic defense and strategic cooperation with America. Peace needs to be brought closer.
Of… pic.twitter.com/jcsLCFetwk
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 28, 2026
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...