Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka njoftuar për dëmet që janë shkaktuar nga sasia e madhe e sulmeve që Rusia ka kryer gjatë kësaj jave.
Ai ka thënë se në këtë periudhë njëjavore, Rusia ka sulmuar 16 rajone në Ukrainë.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Zelensky ka thënë se rusët kanë lëshuar rreth 1,900 dronë, gati 1,600 bomba ajrore dhe 144 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë ato balistike.
Sipas tij, sulmet kanë vazhduar edhe natën e së shtunës dhe janë duke vazhduar edhe sot.
Gjithashtu, Zelensky ka thënë se më shumë se njëmijë objekte janë dëmtuar, përfshirë qindra ndërtesa të zakonshme banimi.
“Prandaj, agresori tani po investon gjithnjë e më shumë në raketa balistike dhe po përpiqet të rrisë prodhimin e tyre. Nevojitet presion në çdo hallkë të industrisë së mbrojtjes dhe ky presion në fund të fundit do të ndihmojë në uljen e numrit të sulmeve kundër popullit tonë. Sanksionet duhet të zgjerohen dhe të funksionojnë.”, ka shkruar Zelensky.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...