Një diplomat amerikan është dëbuar nga Zelanda e Re, pasi ambasada nuk pranoi të heqë dorë nga imuniteti i tij gjatë një hetimi të policisë.
Ai thuhet të ketë qenë i përfshirë në një incident më 12 mars, por policia nuk kishte arritur që ta marrë në pyetje, pasi ambasada e refuzoi kërkesën e tyre, shkruan BBC.
Zelanda e Re më pas kërkoi nga SHBA që ta largonte diplomatin për të cilin zyrtarët amerikanë konfirmuan se ishte larguar nga vendi të shtunën .
Policia ndërkohë ka refuzuar që të japë detaje rreth akuzave.
Ndërkohë autoritet në Zelandë të Re, kanë raportuar se një njeri identitetin e të cilit nuk e kanë bërë publik, me hundë të thyer dhe sy të nxirë është larguar nga vendi.
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...
Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkak...