Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë filluar takimin kokë më kokë në Pallatin e Serbisë, pasuar nga bisedimet e delegacioneve të dy vendeve, shkruan arbresh.info.
Pas ceremonisë, Vuçiq e shoqëroi kolegun e tij turk nëpërmjet një ekspozite të dedikuar në nder të atij, në të cilën Arkivat e Serbisë ekspozuan dokumente, korrespondenca diplomatike, raporte, harta nga shek. XVII dhe XIX.
Dy presidentët do t’iu drejtohen mediave në një konferencë për media dhe pastaj do të marrin pjesë në mbylljen e forumit Serbi-Turqi.
Nesër, presidenti Erdogan do të vizitojë Novi Pazarin, ku do të bisedojë me krerët e komunave Novi Pazar, Rashka, Kralevë, Senicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh dhe Priboj. Së bashku me presidentin turk kanë ardhur edhe përfaqësues dhe pronarë të disa kompanive të mëdha turke nga sektorë të ndryshëm, sikurse janë turizmi, ndërtimtaria, bujqësia e deri te sektori i metalit dhe industria e përpunimit.
Erdogan mbrëmë ka arritur për vizitë në Beograd, ndërsa në aeroport është pritur nga presidenti Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq dhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...