Policia në Toronto ka mbyllur disa rrugë në qendër të qytetit pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Toronto herët në mëngjesin e së martës.
Sipas hetuesve, të shtënat ndodhën rreth orës 5:30 të mëngjesit në ndërtesën që ndodhet pranë University Avenue dhe Queen Street West. Autoritetet konfirmuan se u qëllua me armë drejt ndërtesës, por deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia nuk ka dhënë ende informacion për ndonjë të dyshuar të mundshëm dhe hetimet janë në vazhdim.
Për shkak të operacionit policor, segmenti i University Avenue në drejtim nga jugu është mbyllur midis Queen Street dhe Dundas Street, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...