Drejtori i Spitalit Indonezian të Gazës është vrarë në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tij në Gaza City së bashku me disa anëtarë të familjes, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Ministria tha se Dr. Marwan Sultan kishte një karrierë të gjatë në mjekësi dhe dënoi “këtë krim të shëmtuar kundër kuadrove mjekësore”, shkruan BBC.
Ushtria izraelite tha se kishte goditur një “terrorist kyç” nga Hamasi në zonën e Qytetit të Gazës dhe se po shqyrtoheshin pretendimet se “civilë të papërfshirë” u dëmtuan si rezultat i sulmit.
Ndërkohë, të paktën pesë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijë, në një sulm ndaj “zonës së sigurt” al-Mawasi, një nga disa sulme të tjera të raportuara nga agjencitë e lajmeve.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...