Persona të armatosur qëlluan për vdekje 23 pasagjerë pasi i identifikuan dhe i nxorën nga autobusët, automjetet dhe kamionët në një nga sulmet më vdekjeprurëse në Pakistanin e trazuar jugperëndimor, tha të hënën policia.
Vrasjet ndodhën gjatë natës në Musakhail, një distrikt në provincën e Baluçistanit, tha një zyrtar i lartë i policisë. Sulmuesit dogjën të paktën 10 automjete përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Presidenti Asif Ali Zardari dhe Ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi, në deklarata të ndara e quajtën sulmin “barbar” dhe premtuan se ata që qëndrojnë pas tij nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.
Sulmi ndodhi disa orë pasi grupi separatist i jashtëligjshëm Ushtria Çlirimtare e Baluçit paralajmëroi njerëzit të qëndronin larg autostradave, por nuk pati një pretendim të menjëhershëm të pranimit të përgjegjësisë.
Separatistët shpesh kanë vrarë punëtorë dhe të tjerë nga rajoni lindor i vendit, Puxhab, si pjesë e një fushate për t’i detyruar ata të largohen nga provinca, e cila prej vitesh përjeton një kryengritje.
Për shumicën e vrasje të mëparshme përgjegjësia i është vënë këtij grupi të jashtëligjshëm dhe të tjerëve që kërkojnë pavarësinë nga qeveria qendrore në Islamabad. Militantët islamikë gjithashtu kanë një prani në provincë raporton agjencia e lajmeve AP./rel
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...