Guvernatori i Utah, Spencer Cox, ka pohuar sot se vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk “nuk po bashkëpunon” me autoritetet dhe nuk ka pranuar se ka kryer krimin.
Cox tha se i dyshuari për autorësinë, 22-vjeçari Tyler Robinson, do të akuzohet zyrtarisht të martën. Ai mbetet në paraburgim në Utah.
Hetuesit ende nuk kanë sqaruar pse Robinson dyshohet se u ngjit në çatinë e një ndërtese në Universitetin e Luginës së Utah gjatë një aktiviteti në natyrë dhe qëlloi Kirkun në qafë nga një distancë e gjatë të mërkurën e kaluar.
Robinson nuk ka rrëfyer, tha Cox për emisionin “This Week” të ABC-së. “Ai nuk po bashkëpunon, por të gjithë përreth tij po bashkëpunojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha guvernatori republikan.
Një nga personat që po flet me autoritetet është shoku i dhomës së Robinson. Cox e përshkroi shokun e dhomës si “një burrë në tranzicion drejt një gruaje” dhe shtoi se ai ka qenë “jashtëzakonisht bashkëpunues”.
Kur u pyet nga CNN nëse identiteti gjinor i shokut të dhomës ishte i rëndësishëm për hetimin, Cox u përgjigj: “Kjo është ajo që po përpiqemi të kuptojmë tani… Është e lehtë të nxitohemi në përfundime, por kemi gëzhojat, prova të tjera mjeko-ligjore që po na vijnë në dorë, dhe po përpiqemi t’i bashkojmë pjesë-pjesë.”
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...