Numri i njerëzve tashmë të infektuar nga virusi misterioz është shumë më i madh sesa shifrat zyrtare tregojnë, kanë thënë shkencëtarët për BBC.
Janë 45 raste të konfirmuara nga laboratori për virusin e ri, por ekspertët e Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë se shifra është më afër 1,700, transmeton portali arbresh.info.
Dy persona besohet të kenë vdekur nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, të cilët u paraqitën në qytetin Wuhan në muajin dhjetor.

“Jam më shumë i brengosur se sa isha javën e shkuar”, tha shkencëtari i epidemive të sëmundjeve, prof. Neil Ferguson.
Puna e kryer nga qendra MRC për Analiza të Sëmundjeve Infektive Globale në Kolegjin Imperial në Londër, të cilët këshillojnë organe të ndryshme përfshirë qeverinë britanike dhe Organizatën Botërore të Shëndetit.
Singapori dhe Hong Kong kanë ekzaminuar pasagjerët e ajrit nga Wuhan dhe autoritetet amerikane njoftuan masa të ngjashme duke filluar të Premten në tre aeroporte kryesore në San Francisko, Los Anxhelos dhe Nju Jork./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...