Një sulm rus mbi një ndërtesë banimi në Ukrainën qendrore ka vrarë të paktën 14 persona, përfshirë dy fëmijë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti sulmin në Poltava “një krim tjetër terrorist” dhe tha se Rusia ka targetuar ndërtesën në Poltava herët të shtunën në mëngjes.
Luftimet në Ukrainë vazhdojnë pa ndërprerje, edhe pse Donald Trump është tani në Shtëpinë e Bardhë dhe ka premtuar të arrijë një armëpushim shumë shpejt.
Ushtria e Ukrainës vazhdon ‘të shtyhet’ prapa në frontin lindor përballë forcave dhe burimeve më të mëdha ruse.
Ndër viktimat ishte Olena Yavorska, një mësuese biologie që punonte për kompaninë Nova Poshta, bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj.
Nga ana tjetër, Ukraina dhe Rusia shkëmbyen akuza për një sulm të shtunën ndaj një ish-shkolle të brendshme në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ajrore ruse goditën shkollën në qytetin Sudzha, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur shumë të tjerë. Ushtria ukrainase e quajti sulmin një “krim lufte.” Po ashtu, operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim./abcnews.al
E premte me diell dhe acar në mëngjes, temperaturat deri në ...
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës