
Kancelari Kurz (djathtas) dhe Heinz-Christian Strache
Pas skandalit me publikimin e videos, kancelari austriak, Sebastian Kurz pritet ta largojë nga detyra zëvendësin e tij, kreun e partisë së lirë, Heinz-Christian Strache, njofton agjencia e lajmeve, dpa.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP, sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve dpa, e përjashton mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancelarin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Dorëheqja e 49 vjeçarit shihet si e pritshme.
Austria është tronditur nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache me gjasë i premton një oligarkeje ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë. Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja. Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ, Norbert Hofer.
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG