Venezuela ka denoncuar sanksionet e reja amerikane, duke thënë se SHBA-të po përpiqen të promovojnë krizë humanitare.
Ministri i jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza, tha se vendi i tij është një viktimë e ‘lajmeve të rrejshme’, që po vazhdojnë të ekzagjërojnë mbi vështirësitë ekonomike të saj, transmeton portali arbresh.info
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përmbysjen e demokracisë.
Arreaza tha se sanksionet dhe ‘kërcënimet’ përbëjnë një ‘politikë të pacivilizuar’, ndërsa ka shtuar se si shenjë revolte, Presidenti Maduro nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork gjatë muajit të ardhshëm.
Gjatë njoftimit për sanksione, Shtëpia e Bardhë e ka quajtur Maduron ‘diktator’./arbresh.info/
FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me n...
Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohet se viktimën e ngarku...
Vrasje në tentativë në Istog, i mituri në gjendje kritike
Haxhiu uron Malin e Zi në Ditën e Pavarësisë: Kosova vlerëso...
Kurti prezanton projektin për Qendrën e Studentëve
Rina Balaj me poza provokative nga ashensori