Një gjykatë apelesh në ShBA i ka shpallur të paligjshme shumicën e tarifave të vendosura nga ish-presidenti Donald Trump, duke hapur rrugën për një përballje në Gjykatën Supreme.
Gjykata tha se tarifat nuk lejohen nga Ligji për Fuqi Ekonomike në Rast Emergjence, pasi vendosja e tyre është kompetencë ekskluzive e Kongresit.
Vendimi prek tarifat ndaj Kinës, Meksikës, Kanadasë dhe vendeve të tjera.
Për këtë ka reaguar Trumpi, duke e quajtur vendim të gabuar dhe shkatërrimtar.
Gjykata vlerësoi se ligji i vitit 1977 nuk synon t’i japë presidentit pushtet të pakufizuar për tarifa.
Rasti pritet të shqyrtohet në kuadër të debatit më të gjerë mbi kufijtë e pushtetit presidenciaL.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...