Ashtu sikur se pritej, Zvicra njoftoi se nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë për shkak të krizës Moskë-Kiev. Ministrat e qeverisë zvicerane u takuan sot dhe dënuan njohjen nga Rusia të Donetskut dhe Luhanskut si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por nuk shpallën sanksionet kundër Kremlinit.
Rusia është një partner i rëndësishëm biznesi për Zvicrën.
Gazsjellësi Nord Stream që ndërton tubacionet e gazit nga Rusia në Evropë e ka selinë e tij në qytetin zviceran të Zug.
Në përgjigje të aneksimit të Krimesë në vitin 2014, përgjigja e Zvicrës ishte e njëjtë – pa sanksione.
Carabinierët italianë njoftojnë për patrullime në Mitrovicën...
Kthehet në pronësi të MBPZhR-së objekti i uzurpuar në Komunë...
Inaugurohet nënstacioni i ri policor në Zveçan, Haxhiu: Forc...
PS dhe PD dakordësohen për ndryshimet në Rregulloren e Kuven...
Sonte finalja e Kupës së Kosovës, Ferizaj përballë Dukagjini...
Rubio në takimin e NATO-s, mes shqetësimeve për tërheqjen e ...