Kim Ki-Nam, ish-mjeshtri i propagandës së Koresë së Veriut ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Ai ndërroi jetë për shkak të moshës së vjetër dhe mosfunksionimit të organeve për të cilat ai kishte marrë trajtim që nga viti 2022.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mori pjesë në funeral dhe nderoi figurën e tij i cili i mbeti besnik regjimit deri në vitet e fundit të jetës.
Shumë media koreane e krahasuan atë me shefin e propagandës së Gjermanisë naziste Joseph Goebbels, i njohur gjerësisht për shprehjen e tij, përsërite një gënjeshtër aq shpesh dhe ajo bëhet e vërtetë.
Kim Ki-Nam nuk kishte lidhje gjaku me familjen e liderit koreano-veriore, pavarësisht se ka të njëjtin mbiemër, që është ndër më të zakonshmit në Korenë e Veriut dhe atë të Jugut.
Ai u emërua zëvendësdrejtor i Departamentit të Propagandës dhe Agjitacionit të Phenianit në vitin 1966, ku punoi ngushtë me Kim Jong Il, paraardhësin dhe babain e udhëheqësit aktual Kim Jong Un.
Kim Ki-Nam më vonë u ngrit në krye të departamentit, duke luajtur një rol vendimtar në formësimin e mesazheve të vendit, pasi ai i shërbeu asaj që tani është bërë dinastia familjare më jetëgjatë në botë./Klan News
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes