Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u mirëprit në zyrat qendrore të KFOR-it nga Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, në një drekë pune.
Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, si dhe mbi situatën e sigurisë, transmeton Arbresh.info
Siç njofton ZKM, Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.
Ndërsa Gjeneral Major Özkan Ulutaş ndodhet tashmë në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për marrëdhënie sa më të ngushta dhe të frytshme me KFOR-in, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.
Shënimi i kryeministrit në referencë të vizitës:
Përherë kënaqësi të kthehem në zyrat qendrore të KFOR-it për bisedë të thellë mbi sigurinë dhe paqen!/Arbresh.info
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan