Sot, Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin në Kampin Film City, në Prishtinë.
Kurti në takim ishte i shoqëruar nga dy ministra, Ejup Maqedonci dhe Elbert Krasniqi, shkruan Arbresh.info.
KFOR-i njofton se ata shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.
Gjeneral Ulutaş theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurinë në mbarë Kosovën dhe rajonin më të gjerë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli