Sergio Ramos me Monterrey në shkurt të këtij viti, duke e lidhur kontratën deri në fund të sezonit.
Ky kapitull u mbyll këtë të diel, pas eliminimit të ekipit të tij në gjysmëfinale kundër Toluca.
Ndshjet me rezulat të përgjithshëm 3-3 në totalin e dy takimeve, por pozicioni më i mirë në tabelë i Toluca-s i dha atyre kalimin në finale.
Ky ishte momenti që Ramos zyrtarizoi largimin e tij nga Meksika, duke sqaruar të gjitha spekulimet që kishin qarkulluar ditët e fundit rreth mundësisë së rinovimit me Rayados.
Pas 10 muajsh, ai do të bëjë valixhet dhe do të largohet nga klubi.
Pas eliminimit, Ramos deklaroi për televizionin TUDN.
“E kam bërë mjaftueshëm të qartë javën e kaluar, padyshim që ka qenë ndeshja ime e fundit.”
Me Rayados, Ramos luajti 34 ndeshje, grumbulloi mbi 3,000 minuta lojë dhe shënoi 8 gola. Ai gjithashtu mori pjesë në Botërorin e Klubeve, ku ekipi arriti deri në 1/8 e finales, një rezultat historik pavarësisht humbjes ndaj Borussia Dortmund.
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...