Zbigniew Brzezinski, diplomati i njohur amerikan dhe kryekëshilltari për sigurinë i ish-presidentit Jimmy Carter gjatë krizës së pengjeve në Iran, vdiq dje në moshën 89-vjeçare, njoftoi vajza e tij.
“Babai im u largua në paqe. Ai njihej te miqtë e tij si Zbigu, te nipërit si Shefi dhe te bashkëshortja si dashuria e saj e madhe”, shkruajti në Instagram, Mika Brzezinski.
Brzezinski, i lindur në Poloni, ishte figurë kryesore e administratës Carter (1977-81), ndërkohë që pakënaqësia e tij e madhe ndaj Bashkimit Sovjetik ndikoi në këshillimin e tij.
Pas pushtimit të Afganistanit nga sovjetikët, Brzezinski nxiti Carter të harxhonte miliarda dollarë për të ndihmuar militantët islamikë për të luftuar kundër sovjetikëve.
Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, me frikën se sanksionet mund të detyronin Iranin të fitonte mbështetjen e Moskës, ai ndihmoi në dërgimin e një misioni komando për të shpëtuar pengjet amerikane në ambasadën amerikane në Iran, që përfundoi me vrasjen e tetë komandove përpara se ata të arrinin të shkonin në Teheran.
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në