I dyshuari për një sulm me thikë në Kanada që la 10 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur ka vdekur pasi u kap nga policia, thonë zyrtarët.
Policia tha se Myles Sanderson, 32 vjeç, u arrestua në një autostradë në provincën e Saskatchewan të mërkurën pasdite pas ndjekjes nga policia.
Dhjetë të plagosur mbetën në spital, tre prej tyre në gjendje kritike.
“Këtë mbrëmje provinca jonë po merr frymë lehtësisht”, tha ndihmës komisioneri Rhonda Blackmore në një konferencë shtypi të mërkurën mbrëma.
Ajo tha se policia kishte marrë një raport më herët gjatë ditës kur Sanderson kishte vjedhur një automjet nga jashtë një prone.
I zoti i shtëpisë nuk u lëndua gjatë vjedhjes.
Policia u vu në ndjekje ndërsa Sanderson u largua me shpejtësi 150 km/h.
Ata e futën me forcë automjetin e tij në një kanal dhe oficerët gjetën një thikë në fuoristradë ndërsa e arrestuan, tha shefi i policisë.
Ai u arrestua rreth orës 15:30 me orën lokale./euronews.al/
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...