Mediat lokale njoftojnë se edhe një person ka humbur jetën dje nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Personi i cili ishte në vitet e 80-ta kishte gjendje të vështirësuar shëndetësore dhe ndërroi jetë në spital, shkroi e përditshmja “Milton Keynes Citizen”.
Pacientët e tjerë në repart janë izoluar dhe është kryer një pastrim i thellë, raportoi gazeta lokale duke shtuar se mjekët prisnin rezultatet zyrtare të testit për të konfirmuar se ishte një rast i Covid-19.
Në izolim është edhe stafi i spitalit që u kujdes për pacientin.
Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 163, me 47 raste të reja të konfirmuara sot nga autoritetet shëndetësore.
Viktima e parë në vend ishte një burrë i moshuar i cila ndërroi jetë nga sëmundja vdekjeprurëse në fillim të kësaj jave në Berkshire.
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...
“Do të presim “momentin e favorshëm” për veprim”...