Vala e dytë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të jetë edhe më shkatërruese, sepse ka të ngjarë të përkojë me fillimin e sezonit të gripit, thanë zyrtarët shëndetësorë amerikanë.
Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, u bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë muajt e ardhshëm për t’u përgatitur dhe për t’u vaksinuar kundër gripit.
“Ekziston mundësia që sulmi i virusit mbi vendin tonë, dimrin e ardhshëm, të jetë edhe më i rëndë se ai që sapo kaluam”, tha Redfield në një intervistë për gazetën Washington Post.
“Do ta kemi në të njëjtën kohë edhe epideminë e gripit, edhe epideminë e koronavirusit”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 800,000, përkatësisht mbi 45,000.
Miliarda njerëz në mbarë botën janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi gjatë muajve të fundit, pasi qeveritë po përpiqen ta frenojnë përhapjen e virusit ngjitës./REL
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë