Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin pamjet

17:54 | 22 Prill 2026
R J

Një ari i zi ka ngecur në një pemë në Albany të New Yorkut, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të asaj zone.

Në një video të publikuar nga BBC, ariu shihet duke u kapur pas degëve të larta, ku qëndroi për disa orë.

Spektatorët e mbushën këtë pjesë të qytetit, ku policia lokale po përpiqej të lironte ariun e zi të ri, që ishte bllokuar

Pas disa orësh qëndrimi, ariu ra nga pema, mirëpo jo në tokë, ai ra në rrjetën të cilën po e mbanin policët.

Pamje të ariut që ngeci në një pemë në New York.