Sipas gazetës The New York Times, Agjencia Amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA) po synon të japë miratimin e plotë të vaksinës COVID-19 të kompanisë Pfizer deri në fillim të shtatorit.
Vaksina me dy doza, të cilën Pfizer e krijoi në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech, aktualisht është e miratuar për përdorimit emergjent që në nëntorin e kaluar.
Ajo është një nga tre vaksinat e COVID-19 të autorizuara në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinën me dy doza nga Moderna dhe versionin me një dozë të prodhuar nga Johnson & Johnson.
Gazeta thotë se FDA-ja po përshpejton afatin e saj të zakonshëm për të dhënë miratimin e plotë për vaksinën, pasi Shtetet e Bashkuara po goditen nga një valë e re e infeksioneve dhe shtrimeve në spital të shkaktuara kryesisht nga varianti Delta.
Rritja e fundit e infeksioneve të reja është kryesisht tek njerëzit që nuk janë vaksinuar. Gazeta citon sondazhet e fundit nga Fondacioni “Kaiser Family”, një grup kërkimor i kujdesit shëndetësor, sipas të cilit tre nga çdo 10 persona të pavaksinuar në Shtetet e Bashkuara thonë se do ta merrnin vaksinën nëse ajo do të ishte miratuar plotësisht.
Shtimi i rasteve me COVID-19 ka nxitur një numër në rritje të subjekteve publike dhe private që të kërkojnë vaksinime të detyrueshme për të gjithë punonjësit e tyre, përfshirë një urdhër të lëshuar javën e kaluar nga Presidenti amerikan Joe Biden për të gjithë punonjësit e qeverisë federale.
Kompania Pfizer aplikoi për të marrë autorizim të plotë të vaksinës kundër COVID-19 më 7 maj, ndërsa Moderna më 1 qershor. Kompania Johnson & Johnson tha se planifikon të aplikojë për të marrë miratim të plotë më vonë këtë vit. /VOA/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...