Në mbledhjen e zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në “Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë” vajza turke 10-vjeçare Talya Özdemir kaloi në histori si vajza më e re që ka mbajtur fjalim në foltoren e Kombeve të Bashkuara.
Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë”, nën kujdesin e Drejtoreshës Ekzekutive të Akademisë Ndërkombëtare të Mbretërisë për Shkencën dhe Mbesa e Mbretit të Parë Fajsall të Irakut të vjetër, Princeshës Nesrin el-Hashimi dhe Maltës dhe me mbështetjen e shumë vendeve, në Asamblenë e Përgjithshme u zhvillua mbledhja me temë: “Gjinia Shoqërore, Shkenca dhe Zhvillimi i Vazhdueshëm:Ndikimi i Medias”.
Në mbledhjen e zhvilluar në rastin e kësaj dite që është pranuar nga Kombet e Bashkuara me përpjekjet e El-Hashimit në vitin 2015, morën pjesë përfaqësuesit e shumë organizatave civile dhe ndër pjesëmarrësit e Turqisë ishte edhe 10-vjeçarja Talya Özdemir.
Ajo mbajti fjalim në foltore përpara emrave të njohur dhe pjesëmarrësve të shumtë duke u shprehur për vajzat e shkencës.
Ajo e filloi fjalimin e saj me fjalët: “Unë jam krenare me vendin tim Turqinë me një nivel të lartë në kontributin e tyre në zhvillimin e fushave si mjeke, shkencëtare ose fusha të tjera të shkencës.
Ajo u shpreh se media duhet të bëjë më shumë lajme në lidhje me suksesin e grave në shkencë dhe vazhdoi duke thënë: Nga kjo foltore unë dua të bëj edhe një thirrje në lidhje me problemin e grave që janë emigrante duke kërkuar që ato të kujtohen dhe të ndihmohen”.
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore