Forcat ajrore të Ushtrisë Libiane kanë realizuar gjashtë operacione ajrore ndaj bazës ushtarake Watiya dhe në rrethinat e saj, ku ndodhen të pozicionuar milicët e gjeneralit puçist Khalifa Haftar, udhëheqësit të forcave të armatosura të paligjshme në lindje të Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë, Muhamed Kununu, tha në një deklaratë se 70 anëtarë të milicisë së Haftarit u neutralizuan gjatë operacioneve ajrore në bazën ushtarake Watiya.
Duke theksuar se shënjestër e ofensivës ishin baza ushtarake, rrethina dhe rrugët, zëdhënësi i ushtrisë tha se automjete ushtarake të ngarkuara me armë dhe municione janë shkatërruar gjithashtu.
Ushtria Libiane nisi operacionin “Stuhia e Paqes” më 25 Mars, kurse më 13 Prill, rimori nga militantët e Haftarit shtatë zona dhe një qytet në perëndim të Tripolit.
Watiya është një zonë e madhe dhe e mbrojtur ushtarake në shkretëtirë, e cila me një kapacitet ushtarak prej 7 deri në 10 mijë ushtarë, është një bazë e rëndësishme strategjike.
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj