Ushtria izraelite ka bërë të ditur planet operacionale për një ofensivë ndaj Libanit. “Si pjesë e vlerësimit të situatës, planet operacionale për sulmin në Liban u miratuan dhe u zbatuan dhe u morën vendime për të vazhduar përshpejtimin e gatishmërisë së forcave në terren”, tha ushtria në një deklaratë.
Në përgjigje të kësaj deklarate, SHBA tha se nuk dëshiron të shohë një zgjerim të luftës rajonale në Lindjen e Mesme, sipas Pentagonit.
“Unë nuk do të hyj në hipoteza dhe nuk do të spekuloj se çfarë mund të ndodhë përveçse të them se askush nuk dëshiron të shohë një luftë më të gjerë rajonale,” u tha gazetarëve gjeneralmajor Patrick Ryder, zëdhënësi i Pentagonit kur u pyet për lëvizjen e Izraelit, transmeton Al Jazeera.
Miratimi i këtij vendimi nga ana e Izraelit vjen pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së Amos Hochstein ishte në Liban një ditë pas takimit me liderët izraelitë, për të kërkuar de-përshkallëzimin “urgjent” në kufirin Izrael-Liban.
/rtsh.al/
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten