UASHINGTON – Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,500 ushtarë aktivë në kufirin me Meksikën, sipas një zyrtari, vetëm dy ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv mbi imigrimin.
Zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej, nuk tha se kur do të dislokohen trupat. Ata pritet t’u bashkohen rreth 2,200 ushtarëve aktivë, pjesëtarë të Gardës Kombëtare, që tashmë janë vendosur tek kufiri.
Gjatë mandatit të parë, Presidenti republikan Trump urdhëroi dërgimin e 5,200 trupave për të ndihmuar në përforcimin e kufirit me Meksikën. Ish Presidenti demokrat Joe Biden po ashtu dërgoi ushtarë aktivë në kufi.
Në ditën e parë të tij si president, zoti Trump e shpalli imigrimin e paligjshëm emergjencë kombëtare, duke i dhënë ushtrisë amerikane detyrë të ndihmojë me sigurinë kufitare, lëshoi një ndalesë të përgjithshme ndaj kërkesave për azil dhe mori veprime për ta kufizuar të drejtën e shtetësisë në lindje për fëmijët që lindin në tokën amerikane.
Urdhri i tij ekzekutiv i 20 janarit udhëzoi Pentagonin të dërgojë aq forca sa të jetë e nevojshme për të patur “kontroll të plotë operacional ndaj kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara”.
Helikopteri i marinës kineze fluturon vetëm tre metra larg a...
Vetëvritet me armën e shërbimit polici i burgjeve në Tiranë
Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit t...
SPAK: 629 persona të hetuar gjatë vitit 2024
Vidhte banesa dhe biznese, kamerat kapin 57-vjeçarin, arrest...
Seanca përfundimtare në gjyqin ndaj Dodikut