Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara kryen një bastisje në pjesën veriore të Sirisë më 28 shtator duke kapur Mamduh Ibrahim al-Haji Shaykh, drejtues i organizatës terroriste të vetëquajtur “Shteti Islamik”, tha Komanda Qendrore përmes një deklarate të shtunën.
Forcat amerikane përdorën mjete ajrore gjatë bastisjes.
Javën e kaluar, forcat e Komandës Qendrore thanë se kishin kapur Abu Halil al-Fad’ani, një zyrtar i rëndësishëm i organizatës terroriste që njihet shkurtimisht si ISIS.
Sipas zyrtarëve amerikanë, ai vlerësohet se ka lidhje me të gjithë rrjetin e “Shtetit Islamik” në rajon.
Operacioni u realizua më 25 shtator, sipas Komandës Qendrore, dhe nuk pati civilë të vrarë apo të plagosur./VOA/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...