Një zyrtar lokal në qarkun Charlotte, një nga zonat më të goditura nga uragani Ian në Florida, njoftoi se deri më tani dhjetë persona kanë vdekur që nga koha kur stuhia goditi këtë pjesë të SHBA-së.
Joseph Tiseo, një komisioner lokal, tha se nuk ishte ende e qartë se sa nga ato vdekje ishin rezultat i drejtpërdrejtë i uraganit, shkruan bbc.
“Ne patëm shumë telefonata ndërsa stuhia po afrohej, por na u desh të ndërprisnim shërbimet e urgjencës sepse nuk mund t’i dërgonim shërbimet tona të urgjencës në rrugë gjatë uraganit. Nuk e dimë se sa njerëz vdiqën nga shkaqe të tjera”, tha ai.
Shërbimet lokale të urgjencës janë ende duke monitoruar thirrjet e marra.
Komisioneri Tiseo tha se dëmet në qarkun Charlotte, në veri të Fort Myers, u shkaktuan kryesisht nga erërat e forta, jo nga stuhitë si në zonat më në jug.
“Ne patëm një stuhi që zgjati 12 orë nga mesdita deri në mesnatë. Ishte brutale”, tha ai.
Ndryshe, uragani Ian goditi fillimisht Kubën, duke shkaktuar një errësirë totale në vend të martën.
Ndërkohë në Porto Riko, përpjekja masive e pastrimit vazhdon, pasi uragani goditi ishullin e Karaibeve javën e kaluar. /arbresh.info/
Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te ...
“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” R...
Abdixhiku e Osmani mbajnë sot tubimin e bashkimit
Putin: Mendoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit
Veliaj kërkon ndryshim mase sigurie, Kryebashkiaku i Tiranës...
Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 t...