Në Llapushnik të Drenasit, 28 vjet më parë, u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Kjo betejë është e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut, e cila u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër më të lavdishmet e UÇK-së.
Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime.
Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë.
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje
Rama: 9 Maji nuk është vetëm festa e Europës, por një moment...
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në...
Sulmohet një anije mallrash në brigjet e Katarit
KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë
Gruas në Gjakovë i zhduket burri, e lajmëron policinë