Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten rreth orës 13:45 në Mitrovicë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor.
Sipas informacioneve, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht ndërmjet vete, ndërsa gjatë përpjekjes për t’i ndalur ata, një viktimë ka pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë Jugu / 09.05.2026 – 13:45. Dy të dyshuar m/k (vëllezër) pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ishin përleshur ndërmjet vete. Pas incidentit, trajtim mjekësor ka pranuar viktima m/k e cila kishte tentuar ti ndalojë të dyshuarit. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje
Rama: 9 Maji nuk është vetëm festa e Europës, por një moment...
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në...
Sulmohet një anije mallrash në brigjet e Katarit
KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë
Gruas në Gjakovë i zhduket burri, e lajmëron policinë