Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un i ka dërguar një mesazh ngushëllues Kubës pas shkatërrimit nga uragani Irma.
Megjithatë, ai të njejtin gjest nuk e ka bërë edhe viktimat në Florida, transmeton portali arbresh.info
Përmes një deklatarë të mbushur me propagandë, ai ngushëlloi liderin kuban Raul Castro për fatkeqësinë natyrore.
“Duke marrë lajmin për fatkeqësinë dhe humbjet e shumta të shkaktuara nga stuhia e fundit, ju shpreh ngushëllime të thella juve, qeverisë kubaneze, njerëzve të Kubës dhe të gjithë banorëve në zonat e goditura”, shkruhet në mesazh.
Uragani Irma goditi Kubën përderisa ishte në kategorinë e pestë, duke lënë të vdekur 10 njerëz, përfshirë shtatë në Havana./arbresh.info/
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...