Fëmijët në Ukrainë përballen me një situatë të rëndë dhe një në dy duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, ka thënë një zëdhënës i Unicef për BBC.
Qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, është goditur me raketa të rënda dhe James Elder, i cili është nga shoqata bamirëse e OKB-së për fëmijë, Unicef, thotë se sulmet shtojnë terrorin që ndjejnë njerëzit atje, transmeton portal arbresh.info
“Isha në spital ku shihja që detyroheshin të zbrisnin shkallët me foshnjat e tyre dy ditore ose gra në javën e fundit të shtatzënisë, të cilat përkundër frikës kanë edhe ftohtë”, tha ai.
“Ato gra, edhe sontë janë të tmerruara, sikurse janë edhe njerëzit tjetër, përfshirë edhe fëmijët”, tha ai.
“Ju mund të shihni vetëm fytyrat e familjeve që e kanë kaluar këtë në Kiev, ose Khakiv”, tha ai.
Rusia po vazhdon sulmet e saj intensive në Ukrainë./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...