Sulmet midis Izraelit dhe Libanit kanë vazhduar gjatë natës dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar mënyrën se si Irani po e trajton Ngushticën e Hormuzit.
Trump, e ka akuzuar Iranin se “ka bërë një punë shumë të dobët” duke lejuar kalimin e naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke shkruar: “ Kjo nuk është marrëveshja që kemi ”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka folur gjithashtu për zhgënjimin e tij në rritje, ndërsa zhvilloi një telefonatë me Trump, në të cilën Downing Street thotë se udhëheqësit diskutuan nevojën “për një plan praktik për të vënë në lëvizje anijet” përmes Ngushticës së Hormuzit, shkruan BBC.
Ndërsa armëpushimi midis Iranit dhe SHBA-së vazhdon, me disa pasiguri, ka raportime nga Kuvajti se një bazë e Gardës Kombëtare është sulmuar nga dronë.
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...