Më shumë se një milion fëmijë po përballen me pasiguri ushqimore në Haiti, paralajmëroi UNICEF.
Gjithashtu raportohet se dhuna e bandave, zhvendosja e detyruar dhe mungesa e aksesit në ndihmën humanitare po kërcënojnë familjet dhe po rrisin rrezikun e urisë.
“Ne jemi përballur me një skenar në të cilin prindërit nuk janë më në gjendje të ofrojnë kujdes dhe ushqim për fëmijët e tyre, për shkak të dhunës së vazhdueshme, varfërisë ekstreme dhe krizës së vazhdueshme ekonomike,” shpjegoi Gita Narayan, përfaqësuese e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Haiti.
Dhuna po kufizon aksesin e fëmijëve në ushqim në pjesën më të madhe të vendit më të varfër në hemisferën perëndimore dhe i ka zhytur familjet në një krizë ushqimore, shpjegon UNICEF.
Në total, 2.85 milionë fëmijë të Haitit – vuajnë nivele të larta të pasigurisë ushqimore, sipas të dhënave më të fundit nga Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore./abcnews.al
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 k...
Jashari priti gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcim...