Forcat ukrainase kanë arritur të sulmojnë me dron depot e naftës në qytetin rus Engels në rajonin e Saratovit.
Shpërthime të shumta janë regjistruar në zonën e shënjestruar, ku si pasojë kanë shpërthyer zjarre të mëdha.
Autoritetet e atjeshme lokale kanë konfirmuar se është goditur një objekt industrial.
Nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase është bërë e ditur se depoja e tjetër e naftës Engels 2, që gjendet pranë bazës ajrore ruse është goditur gjithashtu – që konsiderohet si “shtëpia” e shumë aeroplanëve luftarakë.
Sipas Kievit, dëmet në depot e naftës krijojnë probleme logjistike për aeroplanët luftarakë rusë – duke ua zvogëluar kështu aftësitë për të sulmuar qytetet ukrainase.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit