Ukraina do të jetë në gjendje të eksportojë energji elektrike për herë të parë në gjashtë muaj, pasi infrastruktura e saj e energjisë po rimëkëmbet pasi për muaj të tërë u përball me sulme ruse.
Rusia nisi sulmet e saj kundër infrastrukturës energjetike ukrainas tetorin e vitit të kaluar.
Sulmet çuan në ndërprerje të mëdha të rrymës, duke lënë qytete e fshatra pa rrymë gjatë dimrit.
Për shkak të sulmeve, Ukraina u detyrua të ndalte eksportet e energjisë elektrike, por tani do të jetë në gjendje që sërish të shesë energji.
Ministri i Energjisë, Herman Halushchenko, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që autorizon eksportet, edhe pse konsumatorët lokalë do të vazhdojnë të jenë prioritet. Ai tha e sistemi ka prodhuar përtej kërkesave për pothuajse dy muaj dhe se ukrainasit tani nuk po përballen me kufizime të energjisë.
“Dimri më i vështirë ka kaluar”, tha ai.
“Hapi i radhës është nisja e eksportimit të elektricitetit, që do të na lejojë të tërheqim burime të reja financiare që janë të nevojshme për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar”, shtoi Halushchenko.
Ndërtesa të shkatërruara në Ukrainë, si pasojë e luftës.
Muajin e kaluar në Ukrainë u raportua se furnizimet me energji u bënë më të qëndrueshme. Por, pavarësisht përmirësimit të gjendjes, operatori kombëtar i rrjetit elektrik, Ukrenergo, ka paralajmëruar ukrainasit se shteti nuk duhet të presë që Rusia të ndalë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike./REL/
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant