Ukraina ka mohuar akuzat e Vladimir Putin, i cili tha se Shërbimi i Sigurisë Shtetërore në Ukrainë ka planifikuar të vrasë prezantuesin rus Vladimir Solovyev.
Agjencia ukrainase e lëshoi deklaratën pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë kishte parandaluar një atentat nga një “organizatë terroriste” ndaj një gazetari të identifikuar më vonë nga mediat ruse si Solovyev.
“SBU nuk ka plane për të vrarë Soloviev,” tha se Shërbimi i Sigurisë Shtetërore në Ukrainë në një deklaratë për Telegram.
Solovyev ka qenë një nga zërat kryesorë të Putinit në luftën e informacionit kundër Ukrainës dhe vazhdon të mbështesë narrativën e liderit rus për një “operacion special ushtarak” për “denazifikimin” e vendit.
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Atentat në Sarandë, pronari i një karburanti goditet me plum...
Kënga “Dai Dai” nga Shakira bëhet himni zyrtar i Kupës së Bo...
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...
Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione