Ukraina vlerëson faktin që Shqipëria do të marrë për një vit Presidencën e OSBE. Kjo organizatë i ka kushtuar një vëmendje të madhe konfliktit në lindje të Ukrainës, ndërkohë që edhe Presidenca shqiptare do të bëjë të njëjtën gjë.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko ka deklaruar: “Unë e përgëzoj Gent Cakaj për marrjen e përgjegjësive të kryesisë së OSBE-së në vitin 2020. Ne e mirëpresim kryesinë e Shqipërisë pasi OSBE-ja luan një rol kritik dhe të rëndësishëm për të sjellë paqen në Ukrainë”.
Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, me fokus të veçantë krizën në Ukrainë është një nga prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE. Në lindje të Ukrainës, separatistët rusë vazhdojnë të sfidojnë autoritetin e Kievit, duke kërkuar pavarësi ose bashkim me Rusinë.
Nga 1 janari 2020, Shqipëria kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në një kohë kur edhe vetë është në krizë.
Organizata e ka selinë në Vjenë, ndërsa pjesë e saj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë./tch
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...