Presidenti ukrainas, Voloydymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë 1 mijë e 200 të burgosur.
Përmes një postimi, Zelensky foli për marrëveshjet e arritura gjatë takimeve me palën ruse në Stamboll dhe shtoi se po bëhen përgatitje për një takim të ri, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimeve të të burgosurve të luftës. Ekziston një marrëveshje për të shkëmbyer 1 mijë 200 persona dhe puna në lista është duke vazhduar”.
“Ne gjithashtu po punojmë për të zhbllokuar kthimin e civilëve tanë dhe po verifikojmë të dhënat për secilin individ”, ka shkruar tutje Zelensky.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë